Një shtetas i Kosovës me inicialet F.S. është arrestuar në pikën kufitare në Merdare, nën dyshimin për veprën penale “Spiunazh”.
Arrestimi është bërë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, nga hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda.
Sipas Prokurorisë Speciale, arrestimi ka ardhur pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga autoritetet kompetente.
Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka bërë të ditur se do të vazhdojë me veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Institucionet kanë riafirmuar përkushtimin për luftimin dhe ndjekjen penale të personave për të cilët ekzistojnë dyshime të bazuara për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme, veçanërisht në rastet që cenojnë sigurinë kombëtare.









