Prokuroria Speciale ka njoftuar se Prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, Beqë Shala, është arrestuar, sepse dyshohet se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren kanë arrestuar B.Sh nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Marrja e ryshfetit'”, thuhet në njoftim.
Në komunikatën për media të Prokurorisë, bëhet me dije se prokurori Shala është arrestuar në vendin e punës.
Prokuroria dhe Policia e Kosovës thuhet se janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi.









