Qeveria në detyrë e Kosovës ia ka ndarë 250 mijë euro Përfaqësues së Kosovës për kalimin në fazën e playoff-it, derisa ka premtuar edhe 1 milion të tjera nëse arrijnë kualifikimin në Kupën e Botës.
“Për suksesin historik në këtë fushatë të kualifikimeve në kupën e botës 2026 kalimi në fazën e playoff-it, me vendim të Qeverisë sot do të ndajmë 250 mijë euro shpërblim”, tha kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Në fazën e radhës, ai theksoi se “hyjmë me plot vetëbesim besimin tonë në ta po e shprehim me zotimet tona për ta”.
“Së pari në rast të fitores ndaj Sllovakisë, zotohemi për shpërblim në vlerë prej 500 mijë euro, dhe së dyti në rast të kualifikimit në Kupën e Botës zotohemi edhe për 1 milion euro të tjera shpërblim. Përpara Kosovë, gjithmonë me ty”, potencoi ai ndër të tjera.









