Në Gjakovë do të ketë nevojë për një raund të dytë të zgjedhjeve.

Në balotazh, sipas EXIT POLL të realizuar nga UBO e të publikuar në Debat Plus, Ardian Gjini i AAK-së ka marrë 47.2 për qind të votave gjersa Ardian Gola, ka marrë 31.3 për qind.

Ardian Gjini i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka udhëhequr deri tash me këtë komunë.

Kundërshtar kryesor kësaj radhe kishte ish-deputetin e Vetëvendosjes, profesorin, Ardian Gola.

Shënim: Rezultati në foto tek Ardian Gola është 31.3 për qind, mirëpo ka pasur gabim.