Sindikata e re e Korporatës Energjetike të Kosovës, do të organizojë këtë të enjte një protestë.

Protesta do të fillojë nga ora 11:00.

Kjo protestë vjen shkaku i pakënaqësive me pagat dhe mosplotësimit të kërkesave të tyre nga menaxhmenti.

“Kërkesat tona janë të qarta: 1. Ngritja dhe nivelizimi i pagave për të gjithë punëtorët e KEK-ut. 2. Realizimi i pagës së 13-të për vitin 2026”, kanë thënë nga Sindikata e KEK-ut.

Ata theksuan se nuk kërkojnë privilegje, “por drejtësi dhe dinjitet për punën tonë”.