Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar 15 nënshkrimet e LDK’së për kandidat për President.
Ai tha se nuk ka dashur që këto nënshkrime t’i bëj pjesë e lojërave politike.
Ai deklaroi se këto nënshkrime janë për cilindo kandidat të propozuar nga LDK-ja përfshirë këtu, nëse ajo do të ishte Vjosa Osmani.
“Ja ku janë 15 nënshkrime të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Besoj se kjo ish dashtë ta përmbyllë gjithë debatin. Këto nënshkrime s’kam dasht t’i bëj pjesë e lojërave politike. Nuk propozon dicka LDK që s’mund t’i qëndrojë prapa”, tha Abdixhiku.
LDK doli edhe me komunikatë lidhur me seancën për zgjedhjen e Presidentit, duke thënë se sonte Vetëvendosja inicoi përmbysjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.
Në reagimin e LDK’së thuhet se nisja e procesit të votimit pa kuorum kushtetues përbën sabotim të drejtpërdrejtë të Kushtetutës dhe vetë shtetit.









