Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shkuar te presidentja Vjosa Osmani për të marrë mandatin për formimin e Qeverisë së re me të si Kryeministër.
Propozimi për mandatimin e Kurtit si Kryeministër te Presidentja është bërë nga Kryesuesja e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, Arbërie Nagavci.

Seanca për formimin e Qeverisë pritet të mbahet sot, pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Në seancën e së mërkurës, Kryetare e legjislativit u zgjodh Albulena Haxhiu. Ajo mori 66 vota për, 44 kundër dhe 8 abstenime.
Më pas, u zgjodhën edhe pesë nënkryetarët: Ardian Gola i VV-së, Vlora Çitaku e Partisë Demokratike e Kosovës, Kujtim Shala i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Slavko Simiç i Listës Serbe dhe Emilja Rexhepi e grupit multietnik.









