Albin Kurti, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, është zgjedhur Kryeministër i Kosovës për herë të tretë.
Në seancën e Kuvendit të Kosovës të mërkurën, 66 deputetë votuan pro Kurtit dhe kabinetit të tij, 49 ishin kundër dhe asnjë abstenim.
Para votimit të Qeverisë, Kuvendi i Kosovës, në një seancë që filloi në ora 17:00, u konstituua. Fillimisht, Albulena Haxhiu u zgjodh Kryetare e legjislativit. Ajo mori 66 vota për, 44 kundër dhe 8 abstenime.
Më pas, u zgjodhën edhe pesë nënkryetarët: Ardian Gola i VV-së, Vlora Çitaku e Partisë Demokratike e Kosovës, Kujtim Shala i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Slavko Simiç i Listës Serbe dhe Emilja Rexhepi e grupit multietnik.
Për herë të parë, Kurti ishte zgjedhur Kryeministër i Kosovës në mars të vitit 2021. Por, ajo Qeveri kishte qenë jetëshkurtër, ishte shkarkuar pas disa jave.
Ai ishte rikthyer si Kryeministër në mars të vitit 2021, pasi që kishte fituar zgjedhjet me mbi 50 për qind më 14 shkurt 2021.
Kurti e pati edhe një tentativë tjetër për t’u zgjedhur në krye të ekzekutivit, më 26 tetor 2025, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, por që nuk i mori 61 votat e nevojshme.








