Sokol Haliti është rizgjedhur kryetar i Vitisë pas numërimit të 100 për qind të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Haliti si kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka marrë 50,60 për qind apo 8,352 vota.
Ndërsa kundërkandidati i Sokolit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arsim Ademi, ka marrë 49,40% apo 8,155 vota.









