Kompania “Management & Development Associates”, e themeluar nga Luan Dalipi, Shefi i Kabinetit të kryeministrit Kurti ka fituar sërish tender në Ministrinë e Mbrojtjes së udhëhequr nga Ejup Maqedonci. Vlera e kontratës është 34 mijë e 988 euro. “MDA”, siç është shkurtesa e kësaj firme, do të kryejë “Shërbimet e dizajnit për kampanjë të rekrutimeve”.

DOKUMENT:

“Management & Development Associates” aktualisht është në pronësi të Driton Dalipit, i cili është vëllau i Luan Dalipit. Ndonëse aktivitet primar e ka konsulencën, në korrik të vitit 2025, ajo fitoi licencën për tregtim të rrymës nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

Gjatë pushtetit të Vetëvendosjes, kjo kompani ka marrë kontrata edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit.