PEDOFILI SATANIK Krejt çfarë duhet të dini për Jeffrey Epstein

Dosja Epstein që tronditi botën - krejt çfarë duhet të dini për Jeffrey Epstein, pedofilin satanik që kontrollonte më të pushtetshmit e globit

Me të zbritur nga bordi i anijes që mbante mbishkrimin LSJ, pasi ka udhëtuar nga kush e di ku në aeroplanin “Lolita Express”, cilado nga viktimat e financierit amerikan, i dënuar për pedofili, Jeffrey Epstein, tashmë ka arritur në ishullin e tij privat.

Shpesh, rrethuar nga njerëzit më të pushtetshëm të botës, brenda ishullit me shenjw “ndalohet hyrja” viktima tashmë është izoluar nga çdo element jashtë kësaj toke 72 hektarshe dhe shndwrrohet nw asgjë më shumë se vegla e tyre për abuzim seksual.

Por kush është Jeffrey Esptein, të bëmat e të cilit tronditën botën?

Epstein ishte fëmija i parë i Paula dhe Seymour Epstein, një familje e mesme amerikane, imigrantë hebrenj.

Jeffrey u dallua si student qw shkëlqente në matematikë. Ai u regjistrua në Shkollën e Mesme Laffayette në Brooklyn dhe më pas u regjistrua në kolegjin Cooper Union për t’u transferuar më pas në New York University, pa arritur të përfundojë studimet.

Në fund të viteve 70-të, pas një karriere të shkurtër si profesor fizike pa diplomë, hyri në botën e financave.

Ai u shqua si punëtor i Bear Stearns, kompanisë së njohur bankare të investimeve, duke u botuar edhe si “Beqari i Muajit” në gazetën Cosmpolitan për korrikun e 1980-së.

Vetëm një vit pas, Epstein ishte larguar nga Bear Stearns për shkelje të rregullave të kompanisë. Ai u bë “bounty hunter”, një profesion që kthente paratë e vjedhura të mega-miliarderëve.

Deri në vitin 1984 u bë milioner. Në vitin 1987 ai u bë pjesë e bordit të Akademisë së Shkencave të New York e në vitin 1988 ai themeloi kompaninë J. Epstein & Company, një biznes që ofronte shërbime të menaxhimit të pasurisë për individë me pasuri mbi 1 miliard dollar.

Në të 90-tat, edhe pse nuk dihet saktësisht se si u rrit pasuria e tij, Epstein kaloi aktivitetin në ishullin famëkeq Little St. James, parajsën fiskale të Amerikës.

Gjatë kësaj kohe, Epstein kishte blerë edhe prona të tjera. Ai kishte në pronësi shtëpinë më të madhe në Manhattan, një pronë multi-milionëshe në Palm Beach, një apartament në Paris e një vilë tjetër private në New Mexico.

Kjo është edhe periudha kur Epstein filloi të shoqërohej me të pasurit dhe të pushtetshmit e SHBA-së. Përgjatë viteve ai u bë i afërt me Michael Jackson, Bill Gates, Noam Chomsky e Princin Andrew të Britanisë.

Lidhjet më të fuqishme që Epstein kishte ndërtuar ishin pa dyshim ato me dy presidentët amerikanë: Bill Clinton dhe Donald Trump.

Në një artikull të New York Magazine të vitit 2002, Trump thoshte: “E njoh Jeff (Jeffrey Epstein) tash e 15 vite. Është një djalë i mrekullueshëm. Thuhet se ai pëlqen gratë e bukura njëlloj si unë dhe shumë prej tyre janë më të reja”.

Kur lindën akuzat e para për krime seksuale ndaj Epstein?

Në vitin 2005, Policia e Palm Beach u njoftua nga një grua se vajza e burrit të saj u dhunua seksualisht nga një njeri i pasur me emrin Jeff. Byroja Federale e Hetimeve, FBI, u përfshi menjëherë.

Akuza të reja dolën në pah. Derisa atëbotë prokurori i SHBA-së për Florida, Alexander Acosta, filloi përpilimin e një rasti kriminal, numri i viktimave të pretenduara shkoi në 40-të.

Në vitin 2008, qeveria federale finalizoi një marrëveshje për pranim të fajësisë. Epstein nuk u akuzua për krime federale, por u deklarua fajtor për dy akuza: nxitje të prostitucionit dhe nxitje të të miturve për prostitucion.

Ai mbajti 13 muaj burg me një klauzolë që i lejonte qëndrim në zyrën e tij në Palm Beach për gjashtë ditë të javës. Përveç kësaj, ai u regjistrua si “shkelës seksual” në shtetin e Floridas.

Dhjetë vite më pas, gazetarja e Miami Herald, Julie K. Brown, identifikoi rreth 80 viktima të abuzimit seksual nga Jeffrey Epstein dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në vitin 2019 një rast i ri penal u hap ndaj Jeffrey Epstein.

Hetimet zbuluan keqpërdorimin e vajzave të reja, kryesisht mes moshës 11-14 vjeç, dhe ndeja (party) të ndryshme private, me njerëz tejet të fuqishëm, që Epstein organizonte bashkë me dikur të dashurën e tij Ghislaine Maxwell, në ishullin e tij pranë Virgin Islands.

Në korrik të të njëjtit vit, Epstein u arrestua në një aeroport të New Jersey dhe vetëm një muaj pas ai u gjet pa shenja jete në qelinë e tij në New York.

Pas vdekjes lindën konspiracione se Epstein ishte vrarë pasi mbante një listë klientësh të ishullit të tij.

Kështu, publikimi i të ashtuquajturave Dosjet Epstein, dokumentet nga hetimet ndaj tij, u bë një nga temat kryesore të debatit për zgjedhjet presidenciale të 2024-së në SHBA.

Pas fitores, Trump u duk disi hezitues për publikimin e tyre.

Por, në nëntor të vitit të kaluar ai propozoi një ligj në Kongres për qitjen në sipërfaqe të dokumenteve të shumëkërkuara.

Ligji, që hyri në fuqi më 19 nëntor, detyronte publikimin e të gjitha dokumenteve deri më 19 dhjetor.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë nuk publikoi dokumentet në datën e paraparë. Ata publikuan dokumentet në disa faza me publikimin më të madh që ndodhi më 30 janar të këtij viti, kur dolën në publik plot 3 milionë faqe, 2 mijë video dhe 180 mijë foto, në të cilat përfshihen personalitete nga pothuajse nga e gjithë bota.

LAJME

ALBIN NGËRÇI Nga zgjedhjet e 9 shkurtit te bllokada për Presidentin, Kosova në mjegull institucionale

BUMERANG FJALËSH Albulena Haxhiu me fjalë identike si të Vjosa Osmanit për Presidentin

HASHIMI NË HORIZONT Grenell reagon për zgjedhjet dhe përmend Thaçin kryeministër

FAKT YOU

HILJA E MADHE Vjosa Osmani tentoi ta grabis postin e Presidentes me amandamente jo-kushtetuese

TORTA E PËRBASHKËT Pesë vite shërbim pushtetit dhe kryengritja e Vjosa Osmanit kur nuk po shpërblehet

TANDEMI MË I NDOTUR Debati se cili prej Osmanit dhe Kurtit është më i poshtër është i kotë dhe i panevojshëm

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin