Vetëvendosje do të zhvillojë “negociata të thelluara” me Lidhjen Demokratike të Kosovës, sipas nënkryetarit të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca. Ky i fundit, thotë se “ka shpresa për Presidentin”, duke aluduar në një marrëveshje të mundshme me LDK-në.

“Edhe për Presidentin ka shpresa. Ne do të hyjmë në negociata më të thelluara me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Pastaj të shohim se çfarë epilogu po sjell ky proces. Qëllimi ka qenë edhe prej anës së LDK-së është shpjeguar nga Kryesia e kësaj partie që do të jenë të gatshëm të bisedojnë me VV-në”, thotë Konjufca për T7.

“Jam shumë optimistë që do të kemi një marrëveshje për të gjitha pozitat e larta në Republikën e Kosovës”, shton.

Të enjten e 6 gushtit ndërkaq, në Kuvend do të mbahet seanca konstituive gjersa nuk dihet ende zyrtarisht emri që do të vendoset në votim për Kryeparlamentar.