Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nëse Partia Demokratike e Kosovës e voton për President Feride Rushitin ose Glauk Konjufcën, ata do ta votojnë Ligjin për Gjykatën Speciale.
“Propozimi ynë më i ri është ky. Meqë nuk po mund ta arrijë ta takojë Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, le të del publikisht sonte dhe të zotohet që i gjithë Grupi Parlamentar i PDK-së merr pjesë me votë në zgjedhjen për President dhe ne pas zotimit të tyre menjëherë po ua votojmë edhe leximin e dytë nëse ata mendojnë që nuk përbën problem mosrespektimi i afatit 72 orësh ndërmjet dy leximeve”, tha Kurti në një konferencë për media.
“Pra, ne ua votojmë projektligjin për Gjykatë Speciale paraprakisht e mandej sonte menjëherë votimi për President Glauku ose Feridja”.









