Këtë të mërkurë bëhen 16 vjet prej kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konkludoi se Shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk binte ndesh me asnjë normë të ligjit ndërkombëtar.
“Miratimi i kësaj deklarate [Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës] nuk ka shkelur asnjë rregull të zbatueshëm të së drejtës ndërkombëtare”, deklaronte atëbotë presidenti i GJND-së, Hisashi Owada.
Gjykata, me 10 vota pro dhe 4 kundër, argumentonte se Deklarata e Pavarësisë nuk shkelte as Rezolutën 1244 dhe as Kornizën Kushtetuese.
“Gjykata ka arritur në përfundimin e mësipërm se miratimi i Deklaratës së Pavarësisë më 17 shkurt 2008 nuk ka shkelur të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare, Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe as Kornizën Kushtetuese”, thoshte Owada.
GJND-ja e kishte pranuar rastin e Pavarësisë së Kosovës nga Serbia, organet e të cilës, përmes Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuar, pati kërkuar opinion këshillëdhënës lidhur me ligjshmërinë e pavarësimit të Kosovës.








