Për 130 mijë euro për vetëm një vit iu është rritur vlera banesës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilën e ka të deklaruar në emër të bashkëshortes në Norvegji.
Në deklarimin vjetor të pasurisë, i cili u publikua të premten nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, te pasuritë e paluajtshme, Kurti ia ka vënë vlerën banesës, e cila ka 67 metra katrorë, 530 mijë euro.

Në vitin 2025, të njëjtën banesë e kishte deklaruar 400 mijë euro.

Para të gatshme, Kurti ka deklaruar vetëm 16.41 euro. Ndërsa, 19 mijë e 500 euro i ka të deklaruara në emër të bashkëshortes së tij.
Të hyra vjetore, ai i ka deklaruar 21 mijë e 315 euro e 76 cent, që i merr nga paga si Kryeministër i Kosovës.









