Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka mbyllur rastin lidhur me procesin e verifikimit të pasurisë së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pasi që siç thanë nga APK, “nuk ka qenë e mundur të dokumentohet ndonjë diskrepancë e provueshme në deklarimet e pasurisë”.
“Në kuadër të këtij procesi janë analizuar dhe krahasuar të dhënat relevante të deklarimit të pasurisë për periudhën kohore për të cilën subjektet deklaruese janë të obliguara të bëjnë deklarim sipas legjislacionit në fuqi. Si rezultat i këtij verifikimi, nuk ka qenë e mundur të dokumentohet ndonjë diskrepancë e provueshme në deklarimet e pasurisë për periudhën përkatëse”, ka njoftuar ky institucion në një përgjigje dhënë insajderit.
VOX Kosova në janar të vitit 2026 kishte raportuar ekskluzivisht se Kundër Korrupsioni kishte nisur procedurën zyrtare të verifikimit të pasurisë së Presidentes, pasi ishin ngritur dyshime për dallime të theksuara në deklarimin e pasurisë së saj ndërmjet viteve 2024 dhe 2025.
Burime brenda këtij institucioni kishin konfirmuar për VOX Kosova se procedura ka filluar pasi janë vërejtur mospërputhje në sasinë e pasurisë së deklaruar nga Presidentja në formularët vjetorë të deklarimit të pasurisë për zyrtarët publikë.
VIDEO:









