PASOJAT E BLLOKADËS Zëvendës-ambasadori thotë se Kosova rrezikon të humbas investitorë

Zëvendës-ambasadori gjerman në Prishtinë ka drejtuar kritika për klasën politike në Kosovë, duke theksuar se çdo vonesë në krijimin e institucioneve është humbje e investitorëve.

PASOJAT E BLLOKADËS Zëvendës-ambasadori thotë se Kosova rrezikon të humbas investitorë

Christian Böttcher

Zëvendës-ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Böttcher, ka kritikuar politikën në vend dhe ka thënë se çdo vonesë në krijimin e qeverisë është humbje e investitorëve.

“Çdo ditë vonese në formimin e qeverisë dhe në avancimin e tranzicionit energjetik, Kosova rrezikon të humbasë interesin e investitorëve. Dhe kjo nënkupton humbje reale në para, në vende pune dhe në mirëqenie të ardhshme”, ka shtuar Böttcher.

“Është përgjegjësi e partive politike dhe e anëtarëve të parlamentit që të përmbushin pritjet e qytetarëve. Është përgjegjësi e anëtarëve të parlamentit që ta konstituojnë Kuvendin në përputhje me kushtetutën dhe të formojnë e zgjedhin një qeveri që ta drejtojë vendin. Dhe nëse Kuvendi konstaton se rruga më e mirë përpara janë zgjedhjet e parakohshme, atëherë le të jetë ashtu”, tha ai.

Këto deklarata ai i bëri gjatë organizimit dy ditor të Kosova Energy Forum dhe Green Business Expo 2025, ngjarje kjo që synon të ofrojë një platformë për diskutime mbi tranzicionin energjetik, liberalizimin e tregut të energjisë dhe sfidat për tërheqjen e investimeve në sektorin e energjisë së pastër dhe bizneset e qëndrueshme.

LAJME

ALBIN NGËRÇI Nga zgjedhjet e 9 shkurtit te bllokada për Presidentin, Kosova në mjegull institucionale

BUMERANG FJALËSH Albulena Haxhiu me fjalë identike si të Vjosa Osmanit për Presidentin

HASHIMI NË HORIZONT Grenell reagon për zgjedhjet dhe përmend Thaçin kryeministër

FAKT YOU

HILJA E MADHE Vjosa Osmani tentoi ta grabis postin e Presidentes me amandamente jo-kushtetuese

TORTA E PËRBASHKËT Pesë vite shërbim pushtetit dhe kryengritja e Vjosa Osmanit kur nuk po shpërblehet

TANDEMI MË I NDOTUR Debati se cili prej Osmanit dhe Kurtit është më i poshtër është i kotë dhe i panevojshëm

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin