Amerikani Jock Covey, Ish-Zëvendës Kryeadministrator i UNMIK-ut është dëshmitari i radhës në Speciale, në anën e mbrojtjes së Thaçit. Ai ka shërbyer në këtë pozitë nga viti 1999-2001 kur Kryeadministrator ishte Bernard Kouchner.
Dëshmia e tij pritet të zgjasë dy ditë.
Pas kësaj, Gjykata do të marrë një pushim tre javor dhe më pas do të rifillojë seancat nga 27 tetori me dëgjimin e dëshmitarëve të tjerë të mbrojtjes. Palët do të kenë afat deri në muajin dhjetor për të dorëzuar me shkrim fjalët përfundimtare. Ndërsa në fillim të vitit të ardhshëm pritet vendimi final i Panelit të Gjyqtarëve.
Deri më tani, në mbështetje të mbrojtjes kanë dëshmuar: James Rubin, ish-zëdhënës i Madeleine Albright; Paul Williams, këshilltar i delegacionit të Kosovës në Rambuje; si dhe John Duncan, ish-këshilltar i Komandantit të NATO-s, Wesley Clark.









