Edhe në natën e 14-të të protestave, qindra qytetarë kanë dalë në thirrje të drejtësisë dhe kundër verdiktit prej 81 vitesh për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë protestë të organizuar nga iniciativa “Liria ka emër”, sonte janë parë pankarta ku qytetarët i referohen vetes si “Pasardhës të UÇK-së”.

Çdo natë që nga vendimi, janë parë pankarta po ashtu kreative, sikur ajo që i referohet një deklarate të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me “Unë të dua, ti e din”.

Platforma “Liria ka emër” dhe akterë politikë e artistikë, ndërkohë, vazhdimisht po bëjnë thirrje për dalje masive në protestën gjithëpopullore që do të mbahet më 1 tetor.