Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se partia do ta diskutojë në detaje situatën pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Para mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, Hamza ka thënë se të gjitha veprimet demokratike dhe ligjore mbeten në opsion, ndërsa qëndrimet zyrtare të partisë do të përcaktohen pas diskutimeve.
“Ne do ta diskutojmë situatën, do ta diskutojmë detajshëm. Ne e kemi thënë, që të gjitha format demokratike dhe ligjore janë opsion. Më tutje do të diskutojmë dhe pastaj do të shohim se cilat janë qëndrimet zyrtare të Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Hamza.
I pyetur nëse PDK-ja do të marrë iniciativë për zhbërjen e Gjykatës Speciale, Hamza nuk e ka përjashtuar mundësinë e veprimeve të tilla, duke theksuar se të gjitha format demokratike dhe ligjore janë të mundshme.
“Të gjitha veprimet demokratike dhe ligjore janë të mundshme”, ka deklaruar ai.









