Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se pas propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ka liruar nga detyra gjyqtarët serbë. Ata kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022.

“Pas propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore, sot kam liruar nga detyra 18 gjyqtarë serbë, të cilët kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022”, shkroi Haxhiu në Facebook.

KGJK-ja refuzoi kthimin në detyrë të gjyqtarëve serbë që ishin dorëhequr në vitin 2022, në mbledhjen e së enjtes.

KGJK i pati propozuar Haxhiut që të dekretojë lirimin e tyre nga detyra.

Nëntë anëtarë të KGJK-së votuan kundër kthimit të gjyqtarëve serbë, një ishte pro dhe një abstenim.