Këshilli Prokurorial i Kosovës e ka suspenduar edhe Arlinda Nallbani-Gacaferri, e cila ishte prokurore e rastit të Arlinda Zekajt.
Ndaj Nallbani-Gacaferrit, e cila është edhe koordinatore për dhunë në familje, është inicuar edhe procedurë disiplinore.
Vendimi vjen pas vrasjes së Arlinda Zekajt, të cilën shteti nuk e kishte mbrojtur, pavarësisht se ajo e kishte paralajmëruar se mund të vinte kjo situatë dhe prandaj kishte kërkuar mbrojtje.
Ky vendim erdhi pas rekomandimit të Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi.
Paraprakisht, KPK-ja suspendoi edhe Kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj.
Këto veprime vijnë pasi që institucionet e drejtësisë nuk ndërmorën masa për ta mbrojtur Arlinda Zekajn, e cila i kishte bërë vazhdimisht kërkesa.
Arlinda Zekaj u vra të dielën me sëpatë nga kunati i saj, Albert Sylaj, i cili u arrestua dy ditë pasi që e kreu aktin.









