Konzervatorja, Sanae Takaichi, u zgjodh të martën si gruaja e parë kryeministre e Japonisë, duke thyer një tabu politike për gratë dhe duke e çuar vendin drejt të djathtës.
Ndjekëse e ish-kryeministrit Shinzo Abe dhe admiruesë e Margaret Thatcher-it të Britanisë, Takaichi pritet të rikthejë politikat e stimulit ekonomik në stilin e Abe-s, ndërsa përpiqet të ringjallë një ekonomi që po përballet me rritje të ngadaltë dhe çmime në rritje.
Fitorja e saj shënon një ndryshim vendimtar në një skenë politike ku burrat ende mbizotërojnë, megjithatë ajo emëroi vetëm dy gra në kabinetin e saj — më pak nga sa kishte premtuar fillimisht.
Takaichi pritet të bëjë një kthesë të fortë djathtas në politikat e imigracionit dhe mbrojtjes, duke pasqyruar zhvendosjen më të gjerë drejt së djathtës që po vërehet në politikën botërore.
Në konferencën e saj të parë për shtyp, ajo premtoi të punojë pa u lodhur për të rikthyer fuqinë ekonomike të Japonisë dhe për të thelluar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump.
“Jam e vendosur të sjell rezultate për kombin, të ndërtoj një Japoni të fortë dhe të mos dorëzohem kurrë,” tha ajo.









