Keir Starmer ka dhënë dorëheqje nga pozita e Kryeministrit britanik dhe udhëheqësit të Partisë Laburiste.
Ai kujtoi se marrja e detyrës dy vjet më parë ishte “momenti më krenar” i jetës së tij, duke theksuar se ai u bë pjesë e politikës për të pasur mundësinë që të përmirësojë jetën e miliona njerëzve.
Çdo vendim, theksoi ai, që e ka marrë ka qenë për “ta vënë në radhë të parë vendin e tij që e do shumë”.
Ai e mori pushtetin pas zgjedhjeve të përgjithshme më 4 korrik 2024, kur Laburistët fituan bindshëm.
Starmer potencoi se procesi për zgjedhjen e pasardhësit do të fillojë më 9 korrik, e rivali i tij, Andy Burnham, shihet si kandidati kryesor.
“Pyetja që partia ime po më bën tani, është nëse unë jam personi më i përshtatshëm për të na udhëhequr në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Unë e kam dëgjuar përgjigjen e grupit tim parlamentar për këtë pyetje dhe e pranoj atë me mirësi”, tha Starmer.
Me largimin e Starmerit, Britania e Madhe pritet të ketë kryeministrin e shtatë brenda 10 vitesh.









