Përveç në Bruksel, këtë të shtunë shqiptarët kanë protestuar edhe në Shtutgart të Gjermanisë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Ani pse në Prishtinë protestat janë ndalur, diaspora nuk po heq dorë nga protestat në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

Pjesëmarrësit janë mbledhur për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të shkallës së parë dhe për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

Ndryshe, në Kosovë janë mbajtur protesta për 21 ditë rresht, pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Më 16 shtator, Gjykata Speciale në Hagë dënoi në shkallë të parë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet burgim dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim.

Në total, katër ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vjet burgim në shkallë të parë.