Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi i Kosovës i rikthehet punës pas afro 30 ditësh ndërprerje.
Kryesia e Kuvendit ka thirrur mbledhje për 30 mars, me 16 pika në rend dite, sipas njoftimit zyrtar.
Puna e Kuvendit u ndal më 6 mars, kur Presidentja Vjosa Osmani shpërndau institucionin pas dështimit të zgjedhjes së Presidentit.
Por, Kushtetuesja vlerësoi se dekreti i saj nuk prodhon efekt juridik dhe i dha Kuvendit afat prej 34 ditësh për ta përmbyllur këtë proces.








