Vlora Limani Hajnuni do të jetë Drejtoresha e re Ekzekutive në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale që funksionon në Ministri të Shëndetësië. Limani – Hajnuni është aktiviste e partisë në pushtet, Vetëvendosje. Ajo në zgjedhjet e shkurtit të vitit 2025, ishte kandidate për deputete nga radhët e këtij subjekti politik.

FOTOGRAFI : POSTERI ELEKTORAL I LIMANI – HAJNUNIT SI KANDIDATE E VV-SË

Limani – Hajnuni, ndonëse nuk ishte më e poentuara në testin me shkrim se kundërkandidatët e saj, Agon Hoti e Sulltane Havolli, në intervistë, befas mori pikë për të kaluar të dy kandidatët.

DOKUMENT:

Angazhimin në parti, i cili iu shpërblye me pozitë, Limani – Hajnuni nuk e ka ndalur as sot. Ajo është pjesë e strukturave të Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan.