Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës i është drejtuar sot me kërkesë zyrtare kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari, që nesër, më 12 gusht 2026, të thërrasë vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Sipas PDK-së, tejkalimi i afatit kushtetues të përcaktuar për seancën konstituive nuk e shuan detyrimin për konstituimin e Kuvendit.
Prandaj, PDK-ja ka kërkuar që, pa asnjë vonesë të mëtejshme, të thirret vazhdimi i seancës konstituive dhe deputetëve të zgjedhur t’u mundësohet ushtrimi i mandatit për të cilin kanë marrë besimin e qytetarëve.
PDK-ja ka ftuar edhe të gjitha grupet e tjera parlamentare dhe deputetët e zgjedhur që nesër të jenë të pranishëm në sallën e Kuvendit, për të dëshmuar gatishmërinë e tyre politike dhe vullnetin për ta përmbushur besimin që qytetarët ua kanë dhënë.
Letra e plotë:










