Burim Ramadani, deputet i Aleancës, ka thënë se “propaganda” është “instrumenti i vetëm i pushtetit” të Lëvizjes Vetëvendosje.

Përmes një postimi në Facebook, Ramadani ka thënë se “asgjë nuk realizohet, asgjë nuk ndodh në terren”.

“E tëra propagandë. Dora e shtetit nuk vërehet në përmirësim të jetës së qytetarit”.

Pushtetin, ai thekson se e kanë privilegj, “para fakteve nuk skuqen, vendimet i marrin në parti e jo në institucione”.

“Kjo është partia-shtet!”, përfundoi ai.