Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se që nga e mërkura, do të rikthehet në funksion “Prishtina Parking”, pas vendimit të Gjykatës Supreme.
“Pas vendimit të Gjykatës Supreme, nga nesër hyn në fuqi dhe fillon zbatimi i plotë i Rregullores për Rregullimin e Parkingjeve në Kryeqytet. Njoftojmë qytetarët se shfrytëzimi i parkingjeve publike të menaxhuara nga ‘Prishtina Parking’ bëhet me pagesë, sipas tarifave zyrtare”, ka shkruar Rama në Facebook.
Çdo parkim pa pagesë sanksionohet me gjoba dhe masa ndëshkuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi, ka bërë me dije tutje ai.