PARE PAUSHALL 70 % e përfituesve nga subvencionet e Ministrisë së Faton Pecit u përkrahen pa kontrolle në terren

“Vitin e kaluar kanë përfituar gjithsej 30,989 përfitues dhe janë kryer kontrolle për rreth 30% të tyre”, thuhet në një përgjigje të AZHB-së

PARE PAUSHALL 70 % e përfituesve nga subvencionet e Ministrisë së Faton Pecit u përkrahen pa kontrolle në terren

Foto ilustruese

Në vitin 2024, 30,989 fermerë përfituan subvencione nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, por vetëm 30 % prej tyre u kontrolluan në terren.

Këtë e ka konfirmuar për VOX Kosova Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, një institucion në kuadër të MPBZHR-së, që merret me vlerësimin dhe shpalljen e përfituesve të subvencioneve dhe granteve.

“Vitin e kaluar kanë përfituar gjithsej 30,989 përfitues dhe janë kryer kontrolle për rreth 30% të tyre”, thuhet në një përgjigje të AZHB-së.

Një pjesë e kontrolleve së parcelave dhe të mbjellave bëhet edhe përmes ortofotove, që janë imazhe satelitore. Por, vitin e kaluar ky institucion u shërbye me ortofoto të vjetra.

“Ne si Agjenci për Zhvillimin e Bujqësisë, ju informojmë se edhe viteve tjera ka pasur ortofoto, por kanë qenë ortofotot e vjetra të vitit 2012. Këtë vit i kemi siguruar ortofotot e reja të vitit 2024, ku është bërë digjitalizimi i ri me rastin e aplikimit për Programin e Pagesave Direkte 2025”, thuhet në përgjigje.

Numri i përfituesve këtë vit ende nuk dihet. Por, ajo që dihet tani për tani është se numri i kontrolleve në terren është më i vogël.

“Numri total i aplikuesve në Programin e Pagesave Direkte 2025 është 33,871. Deri më tani janë trajtuar dhe ekzekutuar pagesa për 20,500 përfitues, me një vlerë totale prej 36,005,736.00 euro. Janë në proces edhe 12,500 aplikacione të mbetura, që janë në kontroll administrativ ose në terren dhe, varësisht nga plotësimi i kritereve të programit ose gjetjeve në terren, do të procedohen më tej.”

“Deri më tani janë kontrolluar mbi 15% e aplikacioneve të proceduara për pagesa. Ky numër kontrollesh nuk është final, pasi procesi i kontrollave në terren po vazhdon edhe për aplikacionet që janë në trajtim, dhe në fund pritet të ketë rreth 16-17% të aplikacioneve të kontrolluara”, thuhet në përgjigjen e AZHB-së.

AZHB nuk ka dhënë përgjigje të saktë nëse ortofotot që janë përdorur vitin e kaluar, e që kanë datuar nga viti 2012, kanë qenë bazë e mirë për ta konsideruar si verifikim të plotë.

Burime brenda AZHB-së kanë thënë për VOX Kosova se vitin e kaluar ortofotot nuk janë llogaritur fare.

Kontrollet e vogla në terren kanë qenë një nga kritikat e mëdha në drejtim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Kjo, sepse përmes kontrollit më të vogël janë shtuar mundësitë e abuzimeve me subvencione, duke mundësuar përfitime për shumë njerëz që dyshohet se nuk e kanë fare parcelën, apo e kanë, por nuk e kanë me të mbjella dhe, rrjedhimisht, nuk janë të kualifikuar për mbështetje.

LAJME

ENDE JO KREJTËSISHT Bislimi: BE-ja heq shumicën e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

DOSJA 136 Kërkohet arrestimi i Belinda Ballukut, SPAK kërkon heqjen e imunitetit të saj

PËRTEJ MUREVE Hamza në Hagë: S’mund të burgoset e vërteta e Thaçit, Veselit dhe shokëve të tyre

FAKT YOU

FYTYRA E SKANDALEVE Një përmbledhje e shkurtër e aferave të Faton Pecit

SËRISH DOSTAVE Ministria e Infrastrukturës ia jep dy kontrata në një tender miqve të Durmishit

DOKUMENT Vjosa Osmanit i kushton 70 mijë euro vetëm 1 vizitë në ShBA

DHOMA SPECIALE

MBI 400 MILIONË Shumat marramendëse që BE-ja ia dha Speciales për 9 vjet

SHTET N’VETI Për 9 vjet, rreth 406 milionë euro buxhet për Gjykatën Speciale

DËSHMIA AMERIKANE Hill thotë se ndjeu përgjegjësi morale të shkojë në Hagë në anën e Thaçit

INTERVISTA

INTERVISTË ME ALI AHMETIN – HAGA DHE ZGJEDHJET NË MAQEDONI

“NGA KUSH U PAGUA?” Xhavit Haliti kërkon dorëheqjen e Dimal Bashës

Intervistë me Avdullah Hotin: Albin Kurti do kaos