Rrustem Mustafa – Remi, ish-komandant i UÇK-së në zonën e Llapit, dikur edhe deputet i PDK-së, ka thënë në një intervistë për VOX Kosova se Vetëvendosje nuk do të shkojë më në 51%.

“Unë nuk besoj që mundet me besu askush, as ata që po e thërrasin atë punë më, në 51%. Nëse tri herë t’i ftosh qytetarët në zgjedhje, t’i fitosh shumicën dhe të mos mundesh të veprosh asgjë, është më shumë se keq”, ka thënë Mustafa, që tash është edhe kandidat për deputet në listën e PDK-së.

Për Mustafën nuk do të ketë më zgjedhje të jashtëzakonshme pas këtyre të 7 qershorit dhe se Vetëvendosje do të ikë nga përgjegjësia.

“Sot kur po na ftojnë në zgjedhje, ata thonë se edhe në shtator do të shkojmë në zgjedhje. Unë po ju them se nuk do të shkojmë prapë në zgjedhje. Unë po ju them, nuk do të shkojmë në zgjedhje më. Ata do të ikin nga qeverisja, do të ikin nga mundësia për të qeverisur me vendin tonë edhe për të vënë kontroll, si në vendet e shteteve të lindjes, në shtetin tonë”, tha ai.