Shërbimet e sigurisë së Rusisë po pretendojnë se kanë ndaluar një komplot për eliminimin e një zyrtari të lartë të Kremlinit, brenda Rusisë, ndërsa ky i fundit po vizitonte disa varreza.
Ky pretendim nga Shërbimi Federal i Sigurisë erdhi pasi banorët e Kievit kaluan edhe një natë tjetër me sulme të rënda ruse, që lanë të vdekur së paku katër persona, sipas autoriteteve ukrainase.
Forcat speciale të Ukrainës po planifikonin të shënjestronin zyrtarin në fjalë, për të cilin nuk u dha emër, por u përshkrua si “një nga zyrtarët më të lartë në shtetin rus”, ndërsa ai po vizitonte varret e familjarëve tek disa varreza jashtë Moskës, sipas deklaratës s FSB-së këtë të premte.
FSB-ja po ashtu pretendoi se Ukraina po planifikon sulme të ngjashme të radhës brenda Rusisë.









