Irani është i gatshëm të kundërpërgjigjet ndaj çdo sulmi të ri eventual, ka thënë Lideri Suprem Ayatollah Ali Khamenei këtë të mërkurë, duke shtuar poashtu se Tehrani ka qenë me i suksesshëm në ekzekutimin e sulmeve se sa armiqtë e tij përgjatë Luftës 12-Ditore Iran-Izrael.
“Fakti që populli jonë është gati t’i bëj ballë fuqisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe qenit të tyre, regjimit Zionist (Izraelit), është shumë i lavdërueshëm,” tha Khamenei ndër komente të tjera transmetuar nga televizioni shtetëror i Iranit.