Ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka thënë se ka gjasa të mëdha që Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ta anulojë plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara që u miratua të martën nga Kuvendi i Kosovës.

“Ka gjasë të madhe me e anulu gjykata e atjeshit, dhoma atje. Po gjykoj në bazë të asaj çka ka thënë deri më sot aktgjykimi i 2020-së që ka kontrollu nenet 12, paragrafin 13 të nenit 162 të Kushtetutës”, tha Hasani në një intervistë në emisionin Rubikon, që transmetohet në Klan Kosova.

Ligji për Gjykatën Speciale u miratua në lexim të parë të hënën, ndërsa në lexim të dytë në orët e fundit të së martës.

Ky ligj u iniciua nga Partia Demokratike e Kosovës, pasi që Specialja dënoi me 81 vjet burgim ish-krerët e UÇK-së.