Paragjykim Gjykatësja ia parashikon dënimin Thaçit ende pa nisur gjyqi

Gjykatësja paraprake në Hagë ia ka vazhduar paraburgimin ish presidentit, Hashim Thaçi. Në vendimin e marrë një ditë para protestës në Prishtinë kundër veprimeve të padrejtave të Speciales, është paragjykuar sërish për lartësinë e dënimit që Gjykata mund të vendos kundër Thaçit në çështjen ku ai akuzohet për pengim drejtësie.

Paragjykim Gjykatësja ia parashikon dënimin Thaçit ende pa nisur gjyqi

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, i është vazhduar paraburgimi në Hagë.

Vendimi është marrë nga gjyqtarja paraprake në rastin ku ai akuzohet për ndërhyrje në drejtësi.

Gjykatësja franceze, Marjorie Masselot, vendimmarrëse në këtë çështje ka injoruar faktin se Thaçi i ishte dorëzuar vetë këtij institucioni duke hequr dorë nga posti i Presidentit. Ajo ka parashikuar se ai mund të arratiset nëse lëshohet të mbrohet në liri.

“Ekzistojnë qëllimet e këqija të z. Thaçit ndaj ligjeve dhe rregullave të Dhomave të Specializuara; dhe  mjetet dhe mundësia e tij për t’u arratisur, pavarësisht ndalimit të tij të vazhdueshëm në procedurën e rastit 06. Për më tepër, Gjykatësi i Procedurës Paraprake i jep rëndësi faktit se z. Thaçi po vazhdon të fitojë njohuri gjithnjë e më të thelluara mbi provat që qëndrojnë në themel të aktakuzës përmes procesit të vazhdueshëm të shpalljes së provave”, thuhet në vendim.

Dokument:

Një tjetër paragjykim i gjyqtares Masselot, është parashikimi i një situate hipotetike në të cilën Hashim Thaçi mund të dënohet me shumë vjet burg.

Në vendimin për vazhdimin e paraburgimit, ajo thotë se me veprat që i vihen në barrë të akuzuarit, atij mund t’i shqiptohet dënim mbi tetë vjet.

“Z. Thaçi është në paraburgim që nga data 5 dhjetor 2024 në kuadër të këtyre procedurave;
ai është i akuzuar për tre (3) pika përpjekjeje për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, katër (4) pika shkeljeje të fshehtësisë së procedurës dhe katër (4) pika përçmimi të gjykatës, të cilat parashohin një dënim maksimal prej deri në pesë (5) vjet, tre (3) vjet dhe gjashtë (6) muaj, përkatësisht; dhe (iii) rreziqet sipas nenit 41(6)(b) të Ligjit (në veçanti, rreziku i pengesës dhe i kryerjes së veprave të mëtejshme penale) nuk mund të zbuten nga asnjë kusht i propozuar apo shtesë për lirimin”, thotë gjyqtarja.

Dokument:

Vendimi për vazhdimin e paraburgimit ndaj Thaçit vjen një ditë para protestës në Prishtinë kundër veprimeve të Dhomave të Specializuara.

Kjo është hera e katërt që ish-kryetarit të shtetit i vazhdohet qëndrimi në paraburgim në rastin ku ai akuzohet për krime lufte.

LAJME

“QITNI SUBVENCIONET” Ministria e Bujqësisë ende nuk ua ka dhënë paratë mijëra fermerëve përfitues

REZERVAT SHTETËRORE “Rozeta Hajdari është dhe ndjehet fajtore”

LISTA PËR MARRE 10-shja e Albin Kurtit me dhjetëra skandale

FAKT YOU

LISTA PËR MARRE 10-shja e Albin Kurtit me dhjetëra skandale

Ekskluzive EKSKLUZIVE

REGJIMI Zyrtarja mes lotësh, drejtori ilegal i Çekut e detyroi të nënshkruajë kundërligjshëm emërimin e tij

HIPOKRIZIA KALON 1.2 miliardë euro mallra nga Serbia në qeverinë e atyre që rrëzonin kamionë e bllokonin kufij

DHOMA SPECIALE

SHTET N’VETI Për 9 vjet, rreth 406 milionë euro buxhet për Gjykatën Speciale

DËSHMIA AMERIKANE Hill thotë se ndjeu përgjegjësi morale të shkojë në Hagë në anën e Thaçit

BETEJA 2 Gjyqi i ri ndaj Thaçit në Speciale nis më 24 shkurt, do të zgjasë dy javë

INTERVISTA

INTERVISTË ME ALI AHMETIN – HAGA DHE ZGJEDHJET NË MAQEDONI

“NGA KUSH U PAGUA?” Xhavit Haliti kërkon dorëheqjen e Dimal Bashës

Intervistë me Avdullah Hotin: Albin Kurti do kaos