Blendi Fevziu, udhëheqës i emisionit Opinion, ka njoftuar se ka zhvilluar një intervistë me Presidentin Hashim Thaçi, e cila do të transmetohet të hënën e katër majit në ora 22:00.
Fevziu ka njoftuar se vonesat në marrjen e përgjigjeve, të cilat Thaçi i kishte bërë qysh në janar por që kanë arritur tek ai tek tash, kanë bërë që disa përgjigje të jenë jashtë kontekstit për shkak të zhvillimeve në këta muaj, ndaj një pjesë ka vendosur të mos e transmetojë fare.
“Në këtë zarf, që ka mbërritur në adresën e emisionit Opinion në Tv Klan e është dërguar nga Dhomat e Specializura të Gjykatës Speciale të Kosovës, është një intervistë, që unë i kam kërkuar ish-presidentit, ish-kryeministrit, ish-lexuesit të Deklaratës së Pavarësisë dhe ish-drejtuesit të UÇK-së Hashim Thaçi. Ai është përgjigjur që në janar, por përgjigjet kanë arritur në prill”.
“Disa nga përgjigjet janë jashtë realitetit, për shkak se ka pasur zhvillime në 6 muaj. Një pjesë kemi vendosur që të mos e transmetojmë, sepse kanë dalë nga konteksti. Intervista e tij prej 1 orë e 8 minuta është një nga reflektimet më interesante që kam lexuar kohët e fundit. Është reflektimi i një njeriu në izolim prej 6 vitesh, një njeri që e ka nisur jetën me besimin se do të sillte liri për Kosovën. E tani ndodhet në burg, jo për ndonjë krim personal, por për linjën e komandimit të UÇK-së, për të cilën shqiptarët janë krenarë”, ka thënë Fevziu.
Përgjigjet e Thaçit do të transmetohen me zë të Reis Çiço.









