Raporti i Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për vitin 2025 ka gjetë se Ministrja, pra Donika Gërvalla, e ka angazhuar një kompani të cilën e ka paguar 300 euro orën. Kontrata është lidhë me 13 korrik 2023. Raporti tregon se kompania ka faturuar për shërbime të ofruara plotë 39 mijë e 181 euro. Nëse e bën një llogari të thjesht, atëherë i bie se kompania ka punu nja 10-15 ditë. Për 10-15 ditë 39 mijë euro. A keni pa kështu ju?

A mos po mendoni që kaq edhe përfundon? Jo jo.

Kur është kërku me u kuptu se çka saktësisht ka punu kompania, del se asgjë hiç. Fare. Raporti sqaron se ndonëse është ekzekutu pagesa, pra paret janë dhënë, nuk janë ofruar dëshmi të mjaftueshme dhe relevante që vërtetojnë se orët e faturuara korrespondojnë me shërbimet reale të kryera.

Pra, s’ka pasë punë fare. Paret janë falë.

Nëse doni me ditë se sa janë 39 mijë euro që janë falë në këtë rast, atëherë qe një kalkulim të thjesht. Në Kosovë paga minimale është 425 euro. I bie që duhen për dikë me këtë pagë 7 vjet e tetë muaj ta arrijë shifrën që Donika Gërvalla e ka dhënë për 10 ditë.

Ose qe me pension të veteranëve ta masim. Pensioni i veteranëve është 200 euro. Për me i arritë 39 mijë euro duhen 16 vjet e 4 muaj. 16 vjet e 4 muaj pensione të veteranit i ka dhanë Donika Gërvalla për 10 ditë. A popullit gjuja ka 100 euro në prag zgjedhjesh.

Kjo nuk është veç krim në kuptim të ligjit. Kjo moralisht more është e ndytë, e poshtër, e ligë, e gërrditshme. Kjo nuk është veç me vjedh. Kjo është me plaçkitë.

A ka me dal dikush nga Vetëvendosje e me dënu këtë veprim? Jo more çfarë. Sepse, ata kurrë s’e kanë pasë me hajninë, po me kush është hajni. Derisa hajnat janë vetë, e mbrojnë. Këtë e plotë hajni të tjera.