Për vetëm tre muaj (tetor, nëntor, dhjetor) Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar 1 milion e 263 mijë euro. Sipas pasqyrave financiare tremujore të dorëzuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, partia në pushtet shpenzoi më shumë se PDK, LDK, AAK e Nisma të gjitha bashkë.

Shpenzimet më të mëdha, ky subjekt i pati për mallra dhe shërbime, gjithësej 1 milion e 33 mijë euro për tre muaj. Në këtë kategori, për qira të zyreve partiake, për tre muaj u shpenzuan 140 mijë euro. Për të ashtuquajtura shpenzime të informimit publik, Vetëvendosje harxhoi 311 mijë euro.

DOKUMENT – SHPENZIMET E VETËVENDOSJES

Në anën tjetër Partia Demokratike e Kosovës në total për tre muaj pati 280 mijë euro shpenzime. 120 mijë euro nga buxheti i këtij subjekti shkuan për paga e 65 mijë të tjera për mallra dhe shërbime.

DOKUMENT – SHPENZIMET E PDK-SË

Lidhja Demokratike e Kosovës ndërkaq, për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor 2025, shpenzoi 224 mijë euro, shumica prej të cilave shkuan për paga, marketing dhe shërbime.

DOKUMENT – SHPENZIMET E LDK-SË