Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj, ka thënë se deklarimi i pasurisë së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, do të verifikohet, meqë deklarimi i pasurisë i vitit 2025, dallon shumë nga ai i vitit 2024.
“Normal në qoftë se ka lëvizje të dukshme të pasurisë, e ai kufi është caktuar rreth 25 mijë euro, nga ajo që e di edhe Presidentja duhet të jetë në listën e verifikimit për këtë vit“, tha Buleshkaj në një intervistë për VOX Kosova.
“Deri në fund të vitit do të dihet nëse ka ndonjë shkarje me këtë, apo ka ndonjë shpjegim logjik për këto dallime, qoftë në shitblerje apo adresat e Presidentes dhe të afërmve të saj, të cilët jetojnë në bashkësi familjare”, shtoi.