Nagip Krasniqi, ish-Kryeshef i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), do të paraqitet sot (e enjte) sërish në Gjykatën e Prishtinës për procesin gjyqësor ndaj tij.
Krasniqi, ish-zyrtar i Vetëvendosjes, është i akuzuar nga Prokuroria Speciale për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Seanca ndaj Krasniqit do të nisë në ora 9:30.
Në nisje të gjykimit, më 3 korrik 2025, Krasniqi ishte deklaruar i pafajshëm për akuzat që e ngarkonte organi i akuzës.
Prokuroria Speciale e akuzon Krasniqin se ia ka mundësuar kompanisë sllovene “Holding Slovenske Elektrane” që të tregtojë energji elektrike në kundërshtim me ligjin – pa pasur licencë në Kosovë.
Dëmi që i ka shkaktuar shtetit, sipas Prokurorisë, është 3.2 milionë euro.









