Nagip Krasniqi, ish-Kryeshef i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), do të paraqitet sot (e enjte) në Gjykatën e Prishtinës.
Krasniqi është i akuzuar nga Prokuroria Speciale për “keqëprdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”
Në nisje të gjykimit, më 3 korrik 2025, Krasniqi ishte deklaruar i pafajshëm për akuzat që e ngarkonte organi i akuzës.
Prokuroria Speciale e akuzon Krasniqin se ia ka mundësuar kompanisë sllovene “Holding Slovenske Elektrane” që të tregtojë energji elektrike në kundërshtim me ligjin – pa pasur licencë në Kosovë.
Dëmi që i ka shkaktuar shtetit, sipas Prokurorisë, është 3.2 milionë euro.









