Liderët e rreth 35 shteteve janë duke zhvilluar një takim në Paris këtë të martë për të diskutuar garancitë e sigurisë për Ukrainën, me Kievin të etur për të siguruar angazhime konkrete në rast të ndonjë sulmi tjetër rus.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë në fjalimin e tij për Vitin e Ri se angazhime serioze priten të sigurohen për mbrojtjen e Ukrainës kundër çdo sulmi të ardhshëm rus pasi të jetë arritur marrëveshja.
“Më 6 janar, në Paris, shumë shtete evropiane dhe aleate do të zotohen për angazhime konkrete për mbrojtjen e Ukrainës dhe për të siguruar një paqe të drejtë dhe të gjatë në kontinentin tonë evropian”, ka thënë Macron.
Emisari special amerikan, Steve Witkoff, dhe këshilltari i presidentit amerikan, Jared Kushner, pritet të marrin pjesë në takim po ashtu.









