PAQARTËSI Kabineti i ri ndryshe, Presidentja s’dihet

Albin Kurti nga Podujeva, ku po qëndronte për të përuruar një investim për energji me efiçencë, deklaroi se kabineti i ri i tij do ketë emra të tjerë nga sa janë dëgjuar më parë, derisa për Vjosa Osmanin refuzoi të flas me qartësi.

PAQARTËSI Kabineti i ri ndryshe, Presidentja s’dihet

Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës

“Do të ketë shumë prej emrave të cilët tashmë i kam prezantuar edhe unë edhe Glauk Konjufca në vjeshtën e vitit të kaluar. Mirëpo nuk do të jenë identikë”, ka deklaruar Albin Kurti kur është pyetur për përbërjen e kabinetit të ri qeverisës në një prononcim për gazetar nga Podujeva, derisa për presidenten/in e ri sërish nuk dha përgjigje të qartë.

Formimi i qeverisë së re dhe konstituimit të Kuvendit Kurti tha se do të ndodhë “shpejt”, sepse “siç e dini i kemi tri marrëveshje ndërkombëtare me Bankën Botërore, dhe njëkohësisht e kemi edhe planin e rritjes me Bashkimin Evropian, që është 882 milionë e 600 mijë euro”.

Ai përmendi edhe votimin e buxhetit si urgjencë.

“Ju e dini se me 1/12-tën qeveria në detyrë mund të vazhdojë veç edhe për muajin shkurt, për muajin mars nuk mund të vazhdojë kësi soji, andaj në muajin shkurt duhet ta kemi të përmbyllur edhe çështjen e buxhetit për vitin 2026”.

Kur u pyet për presidenten, Kurti sërish u përgjigj mjegullt e pa qartësi.

“Një herë këto tri hapa do t’i përmbyllim pastaj edhe te hapi i katërt do të ecim mbarë e mirë”.

LAJME

DREJTËSI, JO POLITIKË Liria ka Emër fton qytetarët të marrin pjesë në marshin në mbrojtje të UÇK-së

VËMENDJE NDËRKOMBËTARE Mediat e huaja: Verdikti për ish-krerët e UÇK-së do ketë ndikim rajonal dhe evropian

QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

FAKT YOU

QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

Lidhja e (pa)dukshme Dega e kompanisë së Vuk Hamoviç-it në Tiranë dhe BIRN-i i Jeta Xharrës në Kosovë me kontabilistë të njëjtë

REZERVAT E ROZETËS Kontaminohet sërish procesi i blerjes së Rezervave Shtetërore – përjashtohen të gjitha kompanitë vendore

DHOMA SPECIALE

BETEJA E FUNDIT‘Spekulimet të mos jenë fakte’ – UÇK përballë gjykimit që rrezikon të kthehet në precedent politik dhe historik

UÇK NË GJYQ Si po i shkelmon Specialja ligjet ndërkombëtare, duke shkelur të drejtat e njeriut në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së

Ekskluzive EKSKLUZIVE

AUDIO-INCIZIMI Zyrtarët e Speciales iu ligjëruan nxënësve të Kosovës se si UÇK-ja dyshohet se ka kryer krime, vrasje e tortura

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin