Këshilli Prokurorial i Kosovës, në vendimin për suspendimin e kryeprokurores së Pejës, Lumturie Vuçetaj, ka faktuar edhe njëherë se ajo ishte në dijeni për të gjitha padrejtësitë institucionale me të cilat po përballej e ndjera Arlinda Zekaj, e cila u vra mizorisht me sëpatë nga kunati i saj.

Në arsyetimin e Këshillit për suspendim, specifikisht thuhet se: “Lumturie Vuçetaj, gjatë gjithë kohës si udhëheqëse e prokurorisë përkatëse, kishte pranuar kërkesa nga pala e dëmtuar, tani e ndjera A.Z., ishte në dijeni për urgjencat e kërkesave të saj dhe, me theks të veçantë, se të njëjtës po i kanosej jeta. Ishte në dijeni për të gjitha raportet nga prokurorët të cilët kanë trajtuar rastet ku e ndjera ka qenë palë e dëmtuar, si dhe ishte e njoftuar edhe me raportet zyrtare policore lidhur me nivelin e rrezikshmërisë që i kanosej të ndjerës A.Z.”.

Sipas KPK-së, veprimet e Vuçetajt kanë qenë në kundërshtim me Ligjin për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, si dhe me Kodin e Etikës dhe Sjelljes Profesionale për Prokurorë.

Ndër të tjera, vendimi i KPK-së thotë se ajo aktualisht paguhet me 50 për qind të pagës së saj, deri në një vendim tjetër të Këshillit Prokurorial.

Vendimi i Këshillit: