“Këtë mëngjes, Papa Luani XIV, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, pas sulmeve të djeshme izraelite në një Kishë të Familjës së Shenjtë në Gaza, që la të vdekur 3 persona dhe lëndoi shumë të tjerë.”

Kështu ka bërë të ditur Zyra e Shtypit të Vatikanit pak kohë më parë nëpërmjet një komunikate të lëshuar në website-in e tyre.

Zyra e Shtypit në Vatikan bën të ditur se biseda kishte të bënte me disa kërkesa të Papës për Netanyahun. Aty thuhet se Papa ka bërë thirrje për “ripërtërirje të negociatave, një armëpushim dhe përfundim sa më të shpejtë të luftës”.

Ndërkaq, bëhet e ditur se përgjatë telefonatës Papa i ka rikujtuar Netanyahut nevojën për t’i ruajtur vendet e adhurimit dhe, siç thuhet në komunikatë “veçanërisht, popujt besimtarë të Palestinës dhe Izraelit”.

Komunikata e Zyrës së Shtypit në Vatikan publikuar pasditën e së enjtes.