Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, do të udhëtojë për në Vatikan të enjten që ta takojë Papa Luanin e XIV, i cili së fundi ka rritur thirrjet për një fund të luftës në Gaza.
Vizita një-ditore po ndodh me ftesën e papës, ka njoftuar zyra e Herzog të martën.
Presidenti do ta takojë edhe Sekretarin e Shtetit, Kardinal Pietro Parolinin, shefin e diplomacisë së Vatikanit, si dhe do të shëtis nëpër Bibliotekën dhe Arkivin e Vatikanit.
“Fokusi i takimeve do të jenë përpjekjet për të siguruar lirimin e pengjeve, luftimin e antisemitizmit ndërkombëtar dhe ruajtja e komuniteteve të krishtera në Lindjen e Mesme, si dhe diskutime mbi çështje të tjera politike”, ka shkruar presidenca izraelite.
Luani, papa i parë nga SHBA-ja, javën e kaluar lëshoi një “thirrje të fortë” për një und të konfliktit tanimë gati dy-vjeçar, duke bërë thirrje për një armëpushim të përhershëm, lirimin e pengjeve në Gaza dhe lejimin e ndihmës humanitare.









