Në një mbishkrim të një videoje që Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka publikuar në Facebook, i ka ikur fjalia “Postone pastaj në fb dhe insta”, e cila duket si një udhëzim i brendshëm për stafin e tij, por të njëjtit e kanë marrë komplet tekstin dhe e kanë publikuar edhe këtë udhëzim në Facebook.

Kjo huqje u përmirësua menjëherë nga stafi i Kurtit, duke fshirë udhëzimin dhe duke lënë tekstin që parashihej të publikohej si mbishkrim për videon, të cilën e ka bërë nga lagjja “Kodra e Trimave” në Prishtinë, e përmes të cilëve u bën thirrje qytetarëve që të votojnë.









