203 mijë e 133 euro është shuma e shpenzuar brenda gjashtë muajsh(janar-qershor 2026) nga Zyra e Presidentes së Kosovës. Kjo shifër përfshin harxhimet edhe të ish-Presidentes, Vjosa Osmani, edhe të u.d, Albulena Haxhiu, e cila mori detyrën më 4 prill.

Mbi 49 mijë euro janë shpenzuar për bileta të udhëtimeve, 50 mijë për dreka e darka zyrtare, 43 mijë për akomodim gjatë udhëtimeve zyrtare jashtë vendit, 13 mijë për shpenzime të karburanteve e 46 mijë për organizime protokollare.

DOKUMENT:

Për 12 muaj të vitit 2025, totali i shpenzimeve i Presidentes Osmani dhe zyrës së saj, sipas raportit vjetor arrinte në 613 mijë euro.

Në vitin 2024, në total ishin harxhuar 333 mijë euro, e 303 mijë të tjera ishin harxhuar në 2023-ën.