Gjermania ka arrirë një marrëveshje me Komisionin Evropian për një plan fiscal shumë-vjeçar që do t’i lejojë vendit të rrisë investimet tani duke u zotuar se do t’i zvoglojë ato në vitet e ardhshme, ka thënë një zyrtar i lartë për POLITICO.
Kjo marrëveshje e përcakton se si Gjermania do të rrisë investimet deri në vitin 2029 gjithnjë në linjë me rregullat e Bashkimit Evropian që garantojnë stabilitet fiskal përbrenda bllokut.
“Në bisedime shumë konstruktive me Komisionin Evropian,” tha burimi, “qeveria gjermane suksesshëm ka rënë dakord për një kornizë mbi maksimumin e lejuar në shpenzimet e përgjithshme qeveritare për vitet 2025-2029.”
Marrëveshja shfrytzëon fleksibilitetin e rregullave të reja fiskale të BE-së me Berlinin që zotohet të përmbledh shpenzimet pas një boost-i afatshkurtër invetsimesh. Ajo qe një hap i domosdoshëm pas shpenzimeve të rritura nga qeveria gjermane në sektorë të ndryshëm, si: mbrojtja, infrastruktura, etj.
Kjo marrëveshje pritet të aprovohet shumë shpejt nga Kabineti gjerman e pas aprovimit pritet një qëndrim nga Këshilli i Stabilitetit, i cili reprezenton shtetet federale të Gjermanisë.